Edlir Tetova dhe ekipi i Egnatias
Egnatia ia doli që të fitonte përballë Elbasanit me penallti, në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Kështu, rrogozhinasit shkojnë në finale, ku do të përballen me fituesin e çiftit, Vllaznia-Dinamo.
Ndërkohë që menjëherë pas kualifikimit të sotëm, ka ardhur reagimi edhe nga trajneri Edlir Tetova. Edhe pse i pezulluar dhe larg ekipit në ndeshje, Tetova nuk ka qëndruar dot pa reaguar për këtë sukses.
“Booo, 9 finale në 4 vjet”, shkruan tekniku në rrjetet sociale. Ndërkohë që ky mbishkrim është vendosur mbi një foto nga festa në dhomat e zhveshjes pas fitores në Elbasan.
Poll
