Pogradeci prej ditësh tashmë vazhdon intensivisht përgatitjet për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë. Liqedorët do të përballen me Vllaznisë, duel që do të zhvillohet në “Loro Boriçi” dhe është i vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë.
Ekipet do të sfidohen mes tyre ditën e shtunë në orën 16:00, ku pogradecat do të synojnë fitoren për të kaluar në fazën tjetër të këtij turne. Një përballje shumë e luftuar, me Pogradecinb që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka “kërcënuar” Vllazninë.
Ish-i i Tiranës, Bedri Greca është postuar në “Insta-Storyn” e tyre, një mënyrë kjo për të “paralajmëruar” rivalët për vështirësinë e kësaj përballjeje dhe se janë gati për të luftuar në çdo cep të fushës.
