Eldorian Hamiti - Partizani
Partizani mori një humbje të hidhur në Kupë përballë Elbasanit me shifrat 1-3. Ky rezultat solli edhe eleminimin e të kuqve nga ky kompeticion, të cilët tashmë do të luftojnë vetëm në kampionat.
Megjithatë, duket se kjo nuk ka zbehur motivimin dhe dëshirën e madhe tek lojtarët e kuq. Diçka të tillë e ka treguar më së miri sulmuesi kolumbian, Diego Contreras në rrjetet sociale.
“Kjo nuk mbaron këtu”, shkruan kolumbiani. Kështu, sulmuesi i kuq paralajmëron qartë rivalët se Partizani do të rikthehet edhe më fortë.
View this post on Instagram
Poll
