Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Egnatia kërkon lavdinë me tifozët pas, 17 autobusë nga Rrogozhina për të ‘pushtuar’ kryeqytetin

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia kërkon lavdinë me tifozët pas, 17 autobusë nga
Egnatia

Egnatia është në kërkim të lavdisë. E nisën vitin e fundit me fitoren e Kupës së Shqipërisë dhe nuk kanë ndërmend të ndalen. Janë sërish në finale të Kupës, përballë kanë Kukësin dhe duan trofeun e dytë në historinë e tyre.

Verdikti do të vijë të martën në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 19:00. Skuadra e qytetit ka bërë krenar të gjithë rrogozhinasit që po përjetojnë periudhën më të artë të sportit rrogozhinas. Skuadra dhe lojtarët po shkëlqejnë, ndaj tifozët duan të bëjnë pjesën e tyre.

Plot 17 autobusë janë prenotuar nga klubi për tifozët të cilët do të ‘pushtojnë’ kryeqytetin të martën. “Air Albania” bëhet gati për drithërima dhe e gjitha nis më 14 maj për të vazhduar më pas me Final Four, aty ku është sërish Egnatia që kërkon të shkruajë historinë me gërma të arta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga