Pogradeci do të luajë në transfertë përballë Vllaznisë, të shtunën në orën 16:00. Ndeshje e cila është e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë. Të dyja ekipet tashmë ndodhen nën “presion” e kohës, pasi dueli i së shtunës pritet të premtojë shumë, sa i takon synimit të secilës skuadër për të marrë fitoren.
“Liqenorët” janë më të motivuar se kurrë dhe asgjë nuk i ka bërë që të ndalin hapin e tyre madje as kushtet mjaft të vështira atmosferikë në të cilat i gjithë vendi është “pushtuar” këo ditë. Ndërsa për Pogradecin e vetmja gjë që ka rëndësi është impenjimi 100% i futbollistëve në seancat stërvitore.
Kjo është kuptuar edhe nga postimi i bërë nga klubi në rrjetin social “Facebook”. Në foto shihen futbollistët teksa stërviten në fushën e “bardhë”, pas reshjeve të dëborës. Klubi ka ndarë disa çaste nga dita e tyre, duke iu siguruar kështu edhe tifozëve se do të jenë në më të mirën e tyre, përballë shkodranëve.
View this post on Instagram
