
Egnatia - Bylis është një nga çerekfinalet e ditës së sotme që do të luhet për llogaritë e Kupës së Shqipërisë. Duel ky që do të zhvillohet në “Egnatia Arena” në orën 13:30.
Dueli i parë mes 2 ekipeve ka përfunduar 3-1 për rrogozhinasit dhe pikërisht në Rrogozhinë do të vendoset edhe ekipi që do të kualifikoht në fazën tjetër. Një 90-të minutësh shumë i luftuar mes kampionëve të Superiores dhe ballshiotëve që këto të fundit kanë detyrim vetëm fitoren për t’u kualifikuar.
Për këtë sfidë janë mësuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. Kështu kryesor do të jetë Silvio Dyrmishi, i cili do të ndihmohet nga Rexhep Muzhaqi dhe Denis Memelli. Arbitër i 4-të do të jetë Ditmir grimci, ndërsa VAR-i i është besuar Orlando Kukas, teksa në AVAR do të jetë Indrit Myrtja.
Arbitrat:
Arbitër kryesorë: Silvio Dyrmishi
Asistent 1: Rexhep Muzhaqi
Asistent 2: Denis Memelli
Arbitër i 4-të: Ditmir Grimci
Var: Orlando Kuka
Avar: Indrit Myrtja