Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Arbitrat e UEFA-s zbarkojnë në "Arenën e Demave", FSHF vlerëson maksimalisht sfidën Partizani - Laçi

Shkruar nga NEWSPORT
Arbitrat e UEFA-s zbarkojnë në "Arenën e Demave", FSHF
Arbitrat e ndeshjes

Partizani dhe Laçi do të përballen ditën e sotme për të luajtur çerekfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë, pasi sfida e parë përfundoi në barazim 0-0. Ndeshja që do të zhvillohet sot në “Arenën e Demave”, do të nisë në orën 17:00.

Tashmë Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë ndeshje. Kryesor në këtë sfidë do të jetë gjyqtari i njohur lezhjan, Eldorjan Hamiti, ndërsa asistentë të tij, Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj.

Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Daniel Vrapi. Ndërkohë që nga dhoma e VAR-it, në ndihmë të kryesorit Hamiti do të vijnë Juxhin Xhaja dhe Orlando Kuka.

Arbitër kryesor: Eldorjan Hamiti
Asistent 1: Denis Rexha
Asistent 2: Ridiger Çokaj
Arbitër i 4: Daniel Vrapi
Var: Juxhin Xhaja
Avar: Orlando Kuka

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga