
Kupa e Shqipërisë për meshkuj dhe femra ka mësuar finalistët për edicionin 2018/2019. Në kategorinë e meshkujve, Goga Basket preu biletën për finalen pasi mposhti me rezultatin 81-96 Tiranën, kurse në finale do të gjejë Teutën, e cila fitoi me diferencë minimale 72-75.
Ndërkohë për femrat, Flamurtari fitoi pa probleme ndaj Vllaznisë me rezultatin 68-94, kurse në sfidën e kryeqytetit midis SH.K.B.T.F dhe SH.B.T.F, këto të fundit fituan me vuajtje me rezultatin 72-76.
Takimet u zhvilluan ditën e sotme në pallatin e sportit "Feti Borova". 2 finalet do të luhen nesër në orët 16:00 (femrat) dhe 19:00 (meshkujt) po në "Feti Borova".
Poll