Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

KUPA E ITALISË/ Qendërmbrojtësi i Kombëtares tradhtohet nga dëmtimi dhe zëvendësohet, Elhan KASTRATI bën një ndeshje të madhe në Leçe

Shkruar nga NEWSPORT
KUPA E ITALISË/ Qendërmbrojtësi i Kombëtares tradhtohet nga

Citadella ka arritur të fitojë me rezultatin 3-2 kundër Leçes, ndeshje e vlefshme për Kupën e Italisë. Titullar në këtë sfidë e kanë nisur dy lojtarët e Kombëtares. Për Leçen, ishte Kastriot Dermaku që mbante edhe shiritin e kapitenit, ndërsa për Citadellën portieri Elhan Kastrati.

Sfida për qendërmbrojtësin kuqezi përfundoi shumë shpejt teksa u zëvendësua në minutën e 22-të për shkak të një dëmtimi. Ndërsa Kastrati qëndroi në fushë për plot 120 minuta duke bërë një ndeshje spektakolare. "Gardiani" i përfaqësueses sonë shpëtoi në disa raste portën e Citadellës duke qenë një nga më të mirët në fushën e blertë.

Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultatin 0-0. Ndërsa 45 minuta e dyta u mbyllën 1-1. Kësisoj, të dy ekipet shkuan në kohën shtesë. Në 15 minutat e para të "extra time" u realizuan plot 3 gola.

Të parët shënuan lojtarët e Citadellës me Tounkara që realizoi dy herë, në minutat 93 dhe 100. Kurse për Leçen realizoi Colombo. Pjesa e dytë e shtesës nuk pati ndryshime, por duhet theksuar edhe një herë që Elhan Kastrati ishte i jashtëzakonshëm duke shpëtuar disa herë portën e Citadellës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga