
Al Ahly ka mposhtur me rezultatin 3 me 1 Al Ittihad, ndeshje e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Botës për klube. Shifra befasuese këto, pasi për Ahly pjesa dërrmuese e futbollistëve janë egjiptian, ndërsa Al Ittihad ka në përbërje lojtarë si Benzema dhe Kante.
Madje Benzema humbi dhe penallti në pjesën e parë, kur rezultati ishte 1 me 0 për kundërshtarët. Pjesa e dytë foli sërish për Al Ahly. Ata gjetën dy herë të tjera rrugën e rrjetës, në minutën e 59’ dhe 62’.
Në anën tjetër ngushtimi i shifrave nga Benzema në 3 me 1, pati vlerë vetëm për statistika në minutën e 92’. Ndeshjen e radhës Al Ahly do ta luajë kundër Flumineses. Në anën tjetër Uraëa Reds përballet me Manchester City.
Poll