Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kupa e Botës me 32 ekipe, FIFA përzgjedh SHBA-n si pritëse

Shkruar nga NEWSPORT
Kupa e Botës me 32 ekipe, FIFA përzgjedh SHBA-n si pritëse

Këshilli i FIFA-s ka miratuar ditën e sotme turneun e Kupës së Botës me 32 klube. Ndër të tjera është përzgjedhur edhe vendi mikpritës i këtij turneu që do të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Turneu me 32 ekipe do të zhvillohet në vitin 2025.

“Kupa e Botës për Klube FIFA 2025 do të jetë kulmi i futbollit elitar profesionist të klubeve për meshkuj dhe me infrastrukturën e nevojshme së bashku me një interes masiv lokal, Shtetet e Bashkuara janë nikoqiri ideal për të nisur këtë turne të ri global”, tha Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Datat e planifikuara që do të luhet Kupa e Botës për Klube do të jenë në qershor dhe korrik. Tashmë janë 12 skuadra që janë kualifikuar për edicionin e vitit 2025.

Al-Hilal, Urawa Reds, Al-Ahly, Wydad Casablanca, Monterrey, Seattle Sounders, Leon, Palmeiras, Flamengo, Chelsea, Real Madrid, Manchester City.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga