
Xhani Infantino, presidenti i ri i FIFA-së ka folur për për kampionatin Botëror, ku nuk përjashtohet mundësia me 48 skuadra. Italo-zviceriani deklaroi:
“Ka ardhur momentin që t’i japim pak frymëmarrje këtij kompeticioni. Edhe duke e bërë me 48 skuadra Botërorin, numri i Kombëtareve që do të kualifikohen do të jenë sërish nën 30 përqind të atyre që janë anëtarësuar në FIFA.
Për sa i përket moviolës në fushë, tifozët ende nuk janë gati për këtë gjë. Ajo do të përdoret, por më parë duhet shpjeguar që t’a kuptojnë të gjithë se çfarë është.
Bashkëpunimi me Maradonën më pëlqen, idetë e kampionëve më interesojnë gjithmonë. Nuk do t’a kem problem të bashkëpunoja me të në të ardhmen", ka deklaruar Xhani Infantino.
Në këtë mënyrë Shqipëria mund të ketë më shumë shanse për një kualifikim të mundshëm, pasi në grupe do të kualifikoheshin tre skuadra, dhe jo dy siç është deri më tani, por gjithmonë nëse kuqezinjtë e De Biasit do të arrijnë vendin e tretë.