
Tirana është kualifikuar në raundin e dytë të Cev Challenge Cup. Bardheblutë janë njoftuar nga Federata Europiane e Volejbollit që kundërshtari i tyre, izraelitët e Maccabi Tel Aviv janë tërhequr nga gara.
Por klubi izrealit ka sulmuar palën shqiptare, duke akuzuar këta të fundit që nuk janë treguar aspak professional. Klubi i Maccabi Tel Aviv me anë të një postimi në profilin zyrtar përmendin mungesën e bashkëpunimit për të mundësuar zhvillimin e ndeshjes.
Gjithashtu në postimin e tyre ka dhe gjuhë urrejtje ndaj ekipit shqiptar.
Poll