Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kukësin e stërvit ish-kapiteni, 1 mungesë e sigurt para Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësin e stërvit ish-kapiteni, 1 mungesë e sigurt para

Kukësi është pa trajner. Skënder Gega njoftoi dje largimin nga klubi, me ekipin që në stërvitjen e sotme është drejtuar nga Raman Hallaçi, trajneri i U-21 te Kukësi dhe ish-kapiten i ekipit. Emri i tij është i përkohshëm në ekipin e parë, derisa klubi të vendosë për teknikun e ri. Në sfidën e radhës kundër Partizanit do mungojë Ferreira, i ndëshkuar me karton të kuq në barazimin kundër Teutës.

“Ekipi ka nisur sot përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Partizanit. Skuadra ka zbritur pasditen e sotme në fushën e blertë nën drejtimin e trajnerit të Kukësit U21, Rraman Hallaçi i cili do të jetë trajner i skuadrës së parë deri në momentin e zyrtarizimit të trajnerit të ri.

Ekipi ishte i plotë në stërvitje, teksa ndaj Partizanit nuk do te jetë i gatshëm mbrojtësi Tiago Ferreira i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Teutës.

Ditët në vijim do të bëhet edhe prezantimi i trajnerit të ri që do të marrë drejtimin e skuadrës”, njofton Kukësi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga