
Kukësi është treguar mjaft aktiv në merkaton e verës, duke i dhënë mundësinë trajnerit Gega për ta ndërtuar skuadrën në bazë të ideve që ka. Kështu numri i të afruarve është 15, ndër të cilët 8 janë të huaj.
Vetëm 5 është numri i lojtarëve të huaj, që lejohet të zbresin në fushën e lojës. Kjo është arsyeja pse gjërat në vazhdim duhen menduar me kujdes. Dhe pse në Turqi duke zhvilluar fazën përgatitore, Kukësi po sheh akoma për lojtarë të tjerë që justifikimet në të ardhmen të mungojnë.
Nëse ka akoma vend për t’u përmirësuar, verilindorët nuk mund të shkojnë shumë larg Shqipërisë. Superiorja nis më 20 gusht dhe përgatitjet po shkojnë drejt fundit me Kukësin që synon të kthehet si pretendente.
Poll