Kukësi pa kapiten, Gjelbrim Taipi mesazh tifozëve pas largimit: Më falni që gjërat nuk shkuan siç duhet, 3 vite emocionuese
Shkruar nga NEWSPORT
Gjelbrim Taipi dhe Kukësi ndanë rrugët me zyrtarizimin që erdhi nga klubi verilindor. Mesfushori erdhi në skuadër me shumë bujë 3 vite më parë së bashku me Agim Ibraimin si afrime cilësore që do të garantonin cilësi. Në anën individuale, niveli i tyre ka qenë i lartë ndonëse gjërat nuk kanë funksionuar aspak te Kukësi.
Taipi sezonin e fundit ishte kapiten i skuadrës dhe tani largohet teksa verilindorët siguruan edhe mbijetesën. Në 116 ndeshje me këtë fanellë, mesfushori shënoi 16 gola e dhuroi 14 asiste. Me një postim në rrjete sociale ai u shkruan tifozëve të këtij klubi të cilëve u kërkon edhe falje për mënyrën sesi shkuan gjërat.
“Faleminderit FK Kukësi
Te dashur tifozë dhe qytetarë të Kukësit, dua t’ju njoftoj se bashkëpunimi im me Kukësin mbyllet këtu. Pas 3 viteve emocione, ka ardhur koha të ndahemi dhe dua t’ju falënderoj përzemërsisht për mbështetjen që na keni dhënë dhe ju kërkoj falje që gjërat nuk shkuan siç e kishim parashikuar.
Falënderoj të gjithë trajnerët me të cilët kam punuar, stafin teknik dhe të gjithë shokët e skuadrës me të cilët kam luajtur.
I juaji, Gjelbrim Taipi”