Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

KUKËSI ka gati afrimin e parë, arrin marrëveshjen me ish-in e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT

Kukësi tashmë ka nisur të mendojë seriozisht për sezonin e ri. Rrahman Hallaci ditën e djeshme ka zbritur skuadrën në fushë e blertë, teksa pjesë e stërvitjen  ishin lojtarë të rinj të akademisë, teksa disa të tjer në provë.

Deri në këto momente nga verilindorët ka pasur vetëm largime, por tashmë  në Kukës po bëjnë gati afrimin e parë. Në fakt nuk është i panjohur, pasi më parë ka mbajtur veshur fanelën e Bylisit në Superiore.

Sipas “Supersport” bëhet e ditur se Vasilios Zogos ka arritur marrëveshjen me drejtuesit dhe pritet që së shpejti të konkretizohet ky operacion. futbollisti grek luan si qendermbrojtës dhe në këtë repart do të ishte një vlerë e shtuar.

Lojtari i lindur në Athinë, përveç disa aventurave në vendlindje, është aktivizuar edhe në Itali me skuadrën e Alessandrias. Dhe në SHBA me Michigan Stars. Me Bylisin sezonin e fundit luajti në 11 takime.

[caption id="attachment_698337" align="alignnone" width="925"]Vasilios zogos Vasilios zogos[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga