Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kukësi ka 11 ndeshje pa fitore, Emiljano Çela kërkon 3 pikët në debutim

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi ka 11 ndeshje pa fitore, Emiljano Çela kërkon 3

Kukësi tashmë është bërë me trajner të ri dhe Emiliano Çela do të drejtojë verilindorët në pjesën e mbetur të këtij sezoni. Ish-trajneri i Kastriotit do të ketë një mision të vështirë, të kthejë Kukësin në “shinat” e duhura dhe te rezultatet pozitive.

Verilindorët prej 11 javësh nuk e njohin fitoren në kampionat dhe ndaj Tiranës, Çela do të kërkojë  ta nisë me këmbën e mbarë aventurën e tij te kuksianët. Debutimi  do të jetë pikërisht në “Kukës Arena” dhe fitorja për të është detyrim.

38-vjeçari ka zhvilluar ditën e sotme edhe stërvitjen e parë në prag të duelit me bardheblutë, ndërsa ka parë nga afër edhe gjendjen e lojtarëve.  Përveç anës taktike, Çela sduhet të punojë shumë me lojtarët edhe në anën psikologjike në mënyrë që të kalojnë sa më shpejt “krizën” në të cilën ndodhen.

Aktualisht Kukësi mban vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit, ku në 21 ndeshje i aka dalë të grumbullojë vetëm 19 pikë. Tashmë lojtarët me në krye Çelën do të kenë si objektiv mbijetesën në Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga