Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kukësi drejt Turqisë? Verilindorët zbardhin axhendën për fazën përgatitore dhe miqësoret

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi drejt Turqisë? Verilindorët zbardhin axhendën

Të gjitha ekipet e Superligës në përfundim të fazës së dytë të kampionatit do të zhvillojnë fazën përgatitore, ku trajnerët do të kenë mundësinë të stërvisin ekipet e tyre si dhe të provojnë lojtarë të rinj për t'i zyrtarizuar më pas për pjesën e mbetur të kampionatit.

Mësohet se Kukësi në mes të janarit do zhvendoset në Turqi, ku do zhvillojë për gati dy javë fazën përgatitore. Zbulohet se nisja do të behet në datën 4 janar dhe do të përfundojnë në datën 16-të, ku do të zhvillohen katër miqësore me ekipet e Superligës së Turqisë.

Gjatë kësaj periudhe trajneri Mladen Milinkoviç do të ketë mundësinë të shohë nga afër grupin aktual dhe të provojë prurjet e reja për të bërë më pas një analizë se kush do të qëndrojë dhe kush do të afrohet nga lojtarët që do të jenë në provë te verilindorët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga