
Erando Karabeci, mesfushori dhe njëkohësisht edhe kapiteni ekipit i Tiranës, po kërkohet në formë huazimi nga Kukësi vetëm për kupat e Europës. Mësohet se mesfushori është pranë një akordi me verilindorët duke pasur edhe miratimin e klubit të tij. Duhet theksuar që Kukësi është viti i dytë radhazi që përdor të njëjtën taktikë për kupat e Europës, duke marrë lojtarë nga ekipe të ndryshme të Superligës. Pas qendërmbrojtësit Muça, drejtuesit e ekipit kuksian duket që duan të shkojnë larg në këto raunde të Europa League, duke u munduar të afrojnë sa më shumë prurje cilësore në ekip. Skuadra verilindore shkroi historinë para dy vitesh duke mundur të kualifikohet deri në raundin e tretë.
[gallery columns="1" size="full" ids="8589"]