
Sergio Aguero ka folur në lidhje me të ardhmen e Lionel Messit. Ish-sulmuesi i Argjentinës u pyet nëse ka ndonjë shans që Leo të rikthehet në Barcelonë. Për Agueron ekziston një mundësi që Messi të kthehet aty ku shkëlqeu në futbollin e klubeve, por kjo varet nga sjellja e palëve.
Duhet thënë se 7 herë fituesi i Topit të Artë nuk po kalon një moment të mirë në rradhët e PSG. Ai është bërë objekt kritikash si nga shtypi i shkruar ashtu dhe nga tifozeria pariziene.
“Presidenti Laporta duhet të angazhohet”, shprehet Aguero. “Messi ka lindur në Barcelonë dhe duhet të kthehet në Barcelonë. Për mua ka një shans 50% që ai të kthehet. Nëse presidenti dëshiron, kjo mund të ndodhë me të vërtetë”. Aguero po merr pjesë në Ligën e Mbretit një kompeticion minifutbolli i organizuar nga Gerard Pique.