Janë mbyllur ndeshjet e javës së 17 në Superligën kosovare të futbollit. Ballkani është surprizuar në transfertë, teksa është mposhtur nga Vushtrria me rezultatin minimal 1-0. Një gol i Shalës në të 33 minutë, ka vendosur takimin. Feronikeli është rikthyer te fitorja, duke firuar 4-2 ndaj Dukagjinit. Një ndeshje që rezultoi e suksesshme për vendasit, që e panë veten të barazohen pas dy golave avantazh. Drenica nuk ia kanë dalë të fitojnë në shtëpi, me Ferizaj që ka marrë tri pikë të rëndësishme. Ndeshja është vendosur në pjesën e parë.
Rezultatet e ditës së sotme:
Drenica 0-2 Ferizaj (Cerkini 20, Qerkini 40 )
Feronikeli 4-2 Dukagjini (Neziraj 2, Dabiqaj 22, Zeka 47, Carioca 84/Dushi 27,Milicaj 34)
Vushtrria 1-0 FC Ballkani (Shala 33')
Klasifikimi:
