
Xhulio Skuka është një nga lojtarët që ka shkëlqyer këtë sezon në Kategorinë e Parë. Sulmuesi i Korabit është në "radarin" e disa klubeve të Superiores. Dëshira e dibranit është të provojë një aventurë jashtë vendit, megjithatë duhet thënë që elita është "trampolina" e duhur për të bërë një hap të tillë. Deri më tani, ekipi verior është kandidat për t'u ngjitur në Superiore.
Nesër do të luhet një ndeshje delikate kundër rivalit direkt, Korabit, në orën 15:00. 10 gola të realizuar në këtë sezon e bëjnë Skukën më të mirin e Kategorisë së Parë. Tirana ishte një nga klubet që shfaqi interes për të në merkaton e verës, megjithatë drejtuesit bardheblu ndryshuan kah duke i besuar shërbimeve të Taulant Seferit. E ardhmja e Skukës në sezonin e ri duket larg Korabit, me drejtuesit dibranë që pretendojnë të fitojnë nga shitja e kartonit të tij.