Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Janë luajtur vetëm dy ndeshjet e para të javës së shtatë, por Superligës i ndryshon kryesimi

Shkruar nga NEWSPORT
Janë luajtur vetëm dy ndeshjet e para të javës së

Kategoria Superiore ka nisur të zhvillojë sot javën e shtatë të kampionatit, duke regjistruar dy takimet e para me dy fitore të ekipeve pritës. Kukësi fitoi ndaj Korabit me rezultatin 2-0 me gola të Matia Dvornekoviç dhe Pero Pejiç, ndërsa Tirana iu fal kongolezëve Merveille dhe Moise, teksa Skënderbeu shkurtoi diferencën me Liridon Latifin.

Megjithatë, sot ka qenë një garë tjetër, e cila ka bërë që kryesimi i tabelës të ndryshojë "pronar". Prej disa javësh në krye të listës së golashënuesve ishte i vendosur Hamdi Salihi, i cili gjatë shtatë javëve të para ka regjistruar 5 gola, ndërsa Pejiç me rrjetën e shënuar ndaj Korabit, parakaloi në listë duke u ngjitur i pari me gjashtë gola.

Këtë listë e ndjekin Ekuban i Partizanit, Shkodra i Flamurtarit dhe Taku i Tiranës, ndërsa do të pritet që të shohim nesër kush nga dy emrat e përmendur më sipër, Ekuban apo Shkodra, do të afrohet me Salihin dhe Pejiçin.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu