Milani do të përfundojë në orët e ardhshme një transferim të rëndësishëm. Këtë herë nuk do të jetë një afrim, por largim nga ekipi.
Kuqezinjtë janë në fazat përfundimtare të negociatave për të shitur Rade Krunic tek Fenerbahce. Boshnjaku do të bashkohet me turqit në orët e ardhshme, duke i dhënë “lamtumirën” Milanit pas 4.5 vitesh.
Ish-lojtari i Empolt i cili ka qenë një nga të preferuarit e Piolit në këto vite, mesa duket u “tradhtua” nga tekniku italian. Kështu, Krunic u detyrua që të gjejë një “strehë” të re ku mund të luajë rregullisht.
Rreth 4 milionë euro pritet të paguajë Fenerbahce për kartonin e 30-vjeçarit, i cili ka veshur 139 herë fanellën e Milanit, ku ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar në 6 raste.