Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Kriza ekonomike nga Coronavirus, klubi shqiptar gëzon futbollistët: Do t’iu paguajmë edhe tani

Shkruar nga NEWSPORT
Kriza ekonomike nga Coronavirus, klubi shqiptar gëzon futbollistët: Do

Përhapja e Coronavirus bëri që vendet të merrniin masa drastike deri në kufizimin e lirive, kjo si e vetmja masë për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19. Situata e krijuar ka rënduar ekonominë dhe kjo ndihet edhe tek futbolli. Mënyra sesi do të procedohet është ende e paqartë, ndërsa në Shqipëri ditën e djeshme është bërë thirrje që shteti të përfshijë futbollin në paketën ekonomike për të ndihmuar bizneset në nevojë.

Në Kosovë është pothuajse e njëjta situatë, ku futbollistët presin pagat e tyre pasi me ato mbajnë familjen. Klubi I Dukagjinit I cili ndodhet në Superligën e Kosovës ditën e sotme ka bërë me dije se do ti paguaj futbollistët e vetë edhe gjatë periudhës së Pandemisë nga Coronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtori sportive I klubit Fabian Veseli.

“Do të bëjmë të pamundurën që futbollistët të paguhen edhe në këtë kohë krize. Ata kanë nevojë me shumë se kurrë për pagat e tyre pavarësisht që situata është mjaftë e vështirësuar”, ka thënë Veseli.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga