
Kristi Vangjeli ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij. Ish-mbrojtësi i njohur i Superiores ka nisur tashmë rrugëtimin e tij si trajner.
Vangjeli ka marrë në dorë “frenat” e klubit të Adelaide në kampionatin australian. 38-vjeçari më parë ma mbajtur rolin e zëvendës trajnerit te skuadra e Tiranës, ndërsa tashmë ulet në stolin e një skuadre në kontinentin e largët.
Kujtojmë se në karrierën e tij si futbollist, ish-mbrojtësi korçar ka mbajtur veshur fanelën e Skënderbeut dhe Tiranës në Superiore, ndërsa ka luajtur edhe për Prishtinën dhe disa ekipe të tjera jashtë vendit tonë. Gjithashtu Vangjeli ka mbajtur veshur fanelën e kombëtares shqiptare në 35 ndeshje.
Poll