Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Krah Barcelonës, Real Madrid dhe Juventusit, VLLAZNIA pret kundërshtaret e Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
Krah Barcelonës, Real Madrid dhe Juventusit, VLLAZNIA pret

Vllaznia ka mësuar gjithë kundërshtarët e mundshëm me të cilat mund të përballet në grupet e Champions League për futbollin e femrave. Klube të njohura si Barcelona, Arsenal, Chelsea apo dhe Juventus, janë emrat e mëdhenj që shoqërojnë logon e ekipit tonë shqiptar.

Në një njoftim të bërë në kanalin zyrtar, klubi i Vllaznisë tregon se të hënën në orën 13:00, do të njihen me shortin për të mësuar kundërshtaret në fazën e grupeve të këtij eventi madhor.

"Ditën e sotme është plotësuar 16-shja e ekipeve që do të marrin pjesë në fazën e grupeve të "UEFA Women's Champions League", mes të cilave për herë të parë është edhe Vllaznia.

Kampionia jonë do të mësojë ditën e hënë në orën 13.00 emrat e ekipeve rivale me të cilat do të ndeshet në turin e ardhshëm të këtij kompeticioni të rëndësishëm europian".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga