
Përfaqësuesja e Kosovës U-21 ka marrë një rezultat fantastik përballë Gjermanisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2025. Sfida e zhvilluar në “Stadion an der Gellertstrase”, përfundoi në barazim pa gola.
Kosova merr kështu 1 pikë mjaft të vlefshme, përballë një skuadre si Gjermania që është një nga pretendentët kryesor të Grupi D. Kosova shkon kështu në kuotën e 9 pikëve dhe renditet në vendin e katërt, ndërsa ‘Panzerat’ mbeten në vendin e dytë, me 13 pikë të grumbulluara pas 5 ndeshjesh.
Kujtojmë që në portë për përfaqësuesen e Kosovës ishte gardiani i Tiranës, Mustafa Abdullahu, ndërsa për mesfushorin e Partizanit, Redo Ismaili, nuk kishte minuta në këtë sfidë. Minuta kishte edhe për sulmuesin e Dinamos, Veton Tusha, i cili luajti gjatë gjithë pjesës së dytë.