Një ndeshje përtej futbollit është ajo mes Kosovës dhe Zvicrës që do të luhet ditën e shtunë në orën 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, e vlefshme për ndeshjen e 5-të të grupeve të kualifikueseve të Euro 2024.
Dardanët s’kanë asnjë objektiv teksa kanë dalë nga gara për vendin e dytë, por kjo nuk e ul aspak entuziazmin që përcjell kjo ndeshje. Zvicër – Kosovë, mund të quhet edhe si një vëllazërore duke marrë parasysh numrin e madh të shqiptarëve në tokën helvete.
Stadiumi do të jetë full, por kapaciteti i impiantit nuk i shkon për shtat kësaj ndeshje. Me mijëra janë tifozët të cilët kanë mbetur pa bileta. Megjithatë, Xherdan Shaqiri është treguar më i shpejtë, sigurisht falë edhe ‘lehtësimeve’ që mund të ketë si futbollist që do të jetë në fushë atë mbrëmje.
Në një intervistë së fundmi, ai është shprehur se: Më është dashur të sigurojë më shumë se 50 bileta për familjarët e mi.
Shaqiri do të jetë i veshur me fanellën helvete por sigurisht, familjarët e tij e shumë të tjerë në pozita si të tyre, do të bëjnë tifo për Kosovën.