Janë luajtur ditën e sotme disa nga ndeshjet e javës së parë të Superligës së Kosovës. Ky sezon i ri nisi me surpriza.
Dukagjini u përball me ekipin e Malishevës dhe ishin këta të fundit që triumfuan në transfertë me rezultatin minimal 0-1. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Arlind në minutën e 46-të duke ‘shtangur’ kështu vendasit dhe duke i’u sjellë këtyre të fundit një humbje të papritur.
Në krahun tjetër Prishtina triumfoi pa probleme 3-1 përballë Feronikelit në “Fadil Vokrri”. Golat për vendasit u shënuan nga Sinani, Hyseni dhe Blesa, teksa golin e vetëm për Feronikelin e shënoi Hajdari.
Poll