Janë luajtur ditën e sotme dy nga ndeshjet e javës së 3-të të Superligës së Kosovës. Dy ndeshje, në një nga të cilat kishte dhe surpriza.
Surpriza e sotme ishte humbja e Gjilanit përballë Feronikelit në transfertë. Një fitore minimale për Feronikelin, por që i merr një 3 pikësh mjaft të rëndësishëm “Skifterave”.
Në krahun tjetër Prishtina, një nga pretendentet kryesore për titullin kampion, fitoi pa probleme në shtëpi përballë Malishevës me rezultatin 3-1, duke grumbulluar kështu 7 pikë në 3 ndeshjet e para të sezonit të ri.
Poll