Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

KOSOVË/ Derbi “shterpë” në Prishtina – Drita, Ballkani fiton mes 5 golave

Shkruar nga NEWSPORT
KOSOVË/ Derbi “shterpë” në Prishtina – Drita,

Pas ndërprerjes së Kombëtareve, futboli kosovar ka rinisur dhe ashtu si në atë shqiptar, këtë javë ishte një ndeshje nivel derbi me Prishtinën që priti Dritën në Fadil Vokrri. Ndeshja ishte e zjarrtë vetëm në tribuna teksa në fushën e lojës, dy ekipet harruan të shënonin duke e mbyllur ndeshjen 0-0. Drita ruan kështu kryesimin me 18 pikë në 8 ndeshje ndërsa Prishtina mban vendin e katërt me 12 pikë.

Ndeshja tjetër ishte ajo mes Malishevës dhe kampionët e Ballkanit që “rrëmbeu” të gjitha golat e ditës. Plot 5 të tillë u shënuan, 2 për vendasit dhe 3 për skuadrën e Ilir Dajës që tashmë ka rinocuar për dy vite të tjera me Ballkanin.

Xhaka i Malishevës hapi i pari ndeshjen në minutën e 4 dhe 40 minuta më vonë vjen barazimi i Ballkanit me Krasniqin. Në pjesën e dytë do të ishte përsëri Krasniqi që do të kalonte në avantazh kampionët dhe në të 74’, Korenica do të shënonte të tretin. Goli i Maliqit në të 93 ishte shumë vonë për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

Ballkani me këtë fitore grumbullon 15 pikë në vendin e dytë por me 2 ndeshje më pak se kryesuesit e Dritës ndërsa Malisheva mban vendin e 8 me 7 pikë në 8 ndeshje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga