Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ U largua nga Shkupi para pak ditësh, Nderim Nexhipi prezantohet në Superligë si drejtor sportiv

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ U largua nga Shkupi para pak ditësh, Nderim Nexhipi prezantohet
Nderim Nexhipi

Para pak ditësh, Nderim Nexhipi dhe klubi i Shkupit njoftuan mbylljen e bashkëpunimit. Ditën e sotme, ish-lojtari i Superiores është prezantuar si drejtor sportiv në klubin e Ballkanit.

Në skuadrën e Superligës së Kosovës, Nexhipi ka qenë në të njëjtin rol nga viti 2021 deri në 2023. Zyrtarizimin e tij e ka bërë të ditur Ballkani në faqen zyrtare.

“Të dashur tifozë dhe gjithë ju përkrahës të FC Ballkanit,

Kemi kënaqësinë që para jush ta prezantojmë njërin prej atyre që kontribuoi fort në fillimin e vazhdimin e sukseseve tona historike.

Ai gjithmonë ka qenë dhe mbetet njëri prej nesh, por tani rikthehet përsëri në fole për ta rimarrë pozicionin e drejtorit sportiv në klub dhe për të shkruar etapa të reja së bashku.

Mirë se rikthehesh Nderim Nexhipi

Na priftë e mbara, kampion!”, shkruan Ballkani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga