David Gjinollari ishte një nga afrimet më cilësore të Dinamos në këtë merkato verore. Por, menjëherë pasi firmosi me dinamovitët, mbrojtësi vendosi të ndërpriste bashkëpunimin.
Klubi kryeqytetas shprehej se Gjinollari kishte oferta nga jashtë dhe se ata nuk donin që ta pengonin. Teksa, 25-vjeçari është prezantuar ditën e sotme në ekipin e ri, duke surprizuar paksa.
Mbrojtësi i majtë ka firmosur me ekipin e Feronikeli 74, të cilët militojnë në Superligën e Kosovës. Pas një eksperience në Shqipëri me Dinamon, Tiranën, Vorën, Burrelin dhe Teutën, dhe në Çeki me Hradec, tashmë Gjinollari do të luajë në Dardani.
Poll