Duket e çuditshme, por Armend Thaqi nuk do të jetë më pjesë e Cluj. Mbrojtësi dardan u transferua vetëm këtë verë në Rumani nga kampionët e Ballkanit, por zgjat vetëm kaq kjo aventurë ‘turistike’ nëse mund ta quajm të tillë duke qenë se jemi në kohë pushimesh.
“Faleminderit Armend Thaqi! CFR Cluj dhe mbrojtësi Armend Thaqi kanë gjetur marrëveshjen për ndërprerjen e kontratës. Paç fat në karrierë, Armend”, njofton klubi rumun.
E ardhmja e tij pritet të jetë sërish në Kosovë, por jot e Ballkani. Për mbrojtësin e djathtë janë në garë dy ish klubet e tij, Gjilani e Prishtina si dhe Suhareka.
View this post on Instagram
Poll