
Vllaznia - Skënderbeu
Liridon Balaj është futbollisti më i ri i Dritës së Gjilanit. Sulmuesi 25-vjeçar vendosi të mbyllte aventurën e tij me Skënderbeun, për të nisur një të re në Superligën e Kosovës.
Balaj u bashkua me Skënderbeu në shtator të vitit 2024, pasi mbylli aventurën në Belgjikë me KMSK Deinze. Ndërkohë që me korçarët luajti 20 ndeshje, duke dhuruar 1 asist, por duke mos ndihmuar mjaftueshëm për të qëndruar në Superiore.
Për 25-vjeçarin ky është një rikthim në Kosovë, pasi më parë ka luajtur për Besën e Pejës. Ndërkohë që njoftimin për transferimin e tij te Drita, e ka bërë vetë klubi gjilanas në rrjetet sociale.