Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Siguroi Superioren me Bylisin, mbrojtësi suprizon me skuadrën e re

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Siguroi Superioren me Bylisin, mbrojtësi suprizon me skuadrën
Mateo Qarri

Mateo Qarri është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi është prezantuar në Kosovë, ku do të mbajë veshur fanellën e Lirisë së Prizrenit.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi kosovar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Liria i uron sa më shumë suksese qendërmbrojtësit në sezonin e ri.

“Mateo Qarri i bashkohet FC Liria për sezonin e ardhshëm!

Jemi të lumtur të njoftojmë se Mateo Qarri do t'i bashkohet ekipit tonë për sezonin 2024/25! Mateo, një qendërmbrojtës i talentuar, vjen në Kosovë nga ekipi KF Bylisi, duke sjellë me vete aftësi të shkëlqyera mbrojtëse.

Shumicën e karrierës së tij Qarri e ka kaluar te klubi historik i Shqipërisë, KF Flamurtari nga Vlora, prej ku edhe ka dalë si lojtar, duke treguar vazhdimisht profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm në fushë. Ai është gati të japë gjithçka për klubin tonë dhe të ndihmojë ekipin në sezonin e ardhshëm.

Mirësevjen, Mateo!”, thuhet në postimin e skuadrës nga Prizereni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC LIRIA (@fc.liria)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga