Ronald Sobowale është futbollisti më i ri i Prishtinës. Është vetë klubi kryeqytetas që njofton zyrtarizimin e sulmuesit me anë të një postimi në rrjete sociale.
“Mirësevjen Ronald Sobowale”, shkruan klubi dardan shkurtimisht duke prezantuar bomberin e ri të skuadrës.
Anglezi 27-vjeçar sezonin e fundit luajti për Laçin, ndërsa më parë ka luajtur për Malishevën në Kosovë, skuadër me të cilën numëroi edhe 2 paraqitje si i huazuar në kualifikueset e sapombyllura europiane.
Poll