
Ballkani vazhdon që të përforcojë ekipin para fillimit të aventurës europiane. Pasi kanë arritur akord me Geralb Smajlin dhe kanë zyrtarizuar Marsel Ismajlgecin, klubi nga Suhareka ka njoftuar një tjetër afrim.
Bëhet fjalë për Merlind Kodrën. Mbrojtësi i djathtë vjen nga skuadra zviceriane e Grasshopper Zyrih U21, teksa me suharekasit ka firmosur kontratë 5 vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2029. Me afrimin në ekip të Kodrës, Ballkani shton rivalitetin për Geralb Smajlin.
Ndërsa lajmin për transferimin e tij në Kosovë, e ka bërë të ditur vetë klubi nga Theranda me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.
“Kampionëve të Republikës i bashkohet edhe një reprezentues i Kosovës
Me kënaqësi bëjmë me dije se skuadra është përforcuar me mbrojtësin e djathtë, Merlind Kodra, i cili vjen nga Zvicra për t’iu bashkuar klubit tonë.
Futbollisti 19 vjeçar që karrierën e ka kultivuar në të gjitha gjeneratat e klubit të njohur zvicran, Grasshopper Zurich, do të jetë pjesë e FC Ballkanit për 5 vitet e ardhshme
Klubi i dëshiron Merlindit suksese në arritjen e të gjitha objektivave tona të përbashkëta”, shkruan Ballkani.
View this post on Instagram