
Klubi i Lirisë kërkon ngjitjen në elitën e futbollit kosovar sezonin e ardhshëm, duke bërë së fundmi një goditje në merkato. Andri Stafa është lojtari më i ri nën urdhrat e Klodian Duros.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Liria nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të klubit. Andri Stafa më parë ka bërë pjesë në klube si Tirana, Burreli, Llapi, Flamurtari, Besa dhe Liria për të dytën herë.
Njoftimi zyrtar i Lirisë:
RIKTHEHET ANDRI STAFA!
FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e mesfushorit Andri Stafa, një futbollist me përvojë dhe cilësi që tashmë i bashkohet sërish familjes bardhezi.
Pas një rruge të gjatë dhe të pasur në futbollin shqiptar e kosovar, me fanellat e klubeve si KF Tirana, KS Burreli, KF Llapi, Flamurtari FC dhe KS Besa, Andri vendos të kthehet atje ku ndjen që i përket — në Prizren, te FC Liria.
Me njohjen që ka për klubin dhe tifozët tanë të zjarrtë, besojmë se do të jetë një shtyllë kyçe për skuadrën tonë në sezonin e ri.
Mirë se u riktheve, Andri!