Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Partizani e largoi, Da Silva s’humb kohë dhe ribashkohet me ish-trajnerin e Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Partizani e largoi, Da Silva s’humb kohë dhe ribashkohet me
Victor da Silva

Victor da Silva është futbollisti më i ri i Drenicës. Pasi mbylli aventurën me Partizanin në Superiore, 31-vjeçari brazilian vendosi që të bashkohej me klubin e Superligës së Kosovës.

“Klubi Futbollistik Drenica ka kënaqësinë të ju njoftoj për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin brazilian, Victor Da Silva. 31-vjeçari vjen në "Bajram Aliu" si një përforcim i rëndësishëm për repartin e sulmit, duke sjellë me vete eksperiencë ndërkombëtare”, shkruan ndër të tjera klubi kuqezi.

Kështu, Da Silva bashkohet tek Drenica me ish-trajnerin e ti te Vllaznia, Thomas Brdaric. Ndërkohë që për brazilianin kjo është aventura e parë në Kosovë, pasi në Shqipëri ka luajtur me shkodranët, Partizanin dhe Bylisin.

Poll

Lexo gjithashtu