
Endri Reci
Endri Reçi është futbollisti më i ri i Gjilanit. Mbrojtësi 24 vjeçar ishte pa ekip prej 51 muajsh pas largimit të tij nga Teuta. Por tashmë ai ka nisur një aventurë të re në Superligën e Kosovës.
Kujtojmë se Reçi ka një të shkuar të gjatë në Shqipëri. Futbollisti ka mbajtur veshur fanellën e ekipeve si Dinamo, Kastrioti, Pogradeci, Besa e Kavajës, Kukësi dhe Teuta.
Ndërsa tani, 24 vjeçari është gati për aventurën e tij të parë jashtë Shqipërisë. Kujtojmë se Gjilani momentalisht është në situatë të vështirë në kampionat, ku me 21 pikë mban vendin e 6-të.
View this post on Instagram
Poll