
Valentin Serebe
Ballkani sot ka zyrtarizuar një lojtar të ri. Pjesë e skuadrës së menaxhuar nga Orges Shehi bëhet Valentin Serebe.
22 vjeçari vjen në klubin shqiptar nga një ekip i njohur si CFR Cluj. Tek rumunët, sulmuesi kishte shok skuadre dhe reparti ish-lojtarin e FC Ballkanit, Meriton Korenica.
Serebe është marrë në formë huazimi nga klubi i Superligës së Kosovës. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë ka një karrierë tërësisht në Rumani, që pas largimit nga vendlindja.
Këtë sezon, lojtari më i ri i kampionëve në fuqi të Kosovës nuk ka marrë shumë minuta. Vetëm 33 minuta i janë besuar Valentinit ndërmejt Kupës dhe kampionatit rumun.
Poll