
Enea Koliçi nuk është më pjesë e klubit të Ballkanit. Portieri i ekipit nga Theranda ka rënë dakord për të mbyllur në këtë moment bashkëpunimin me kampionët e Superligës së Kosovës.
36-vjeçari largohet nga ekipi që drejton Orges Shehi, mes falenderimeve të shumta nga klubi i Ballkanit. Kujtojmë që Koliçi u transferua nga Gjilani te Ballkani në verën e vitit 2023.
Me ekipin e Ballkanit portieri 36-vjeçar ka fituar një titull kampion dhe Kupën e Kosovës. Gjithashtu ka qenë protagonist në një prezencë të Ballkanit në Conference League.
Njoftimi i klubit të Ballkanit:
Tifozë të dashur,
Me marrëeshje të dyanshme, kemi arritur dakordim me portierin Enea Koliçi, ta mbyllim ciklin e bashkëpunimit.
Me konsideratë të thellë dhe falenderim për kontributin e tij të madh në sukseset tona, Eneas i urojmë më të mirat në jetë dhe suksese në futboll.
Emri i Koliçit tashmë është gdhendur në trofetë e përbashkëta e në rrugëtimet tona evropiane, sikurse edhe në zemrat e tifozëve tanë.
View this post on Instagram