Ballkani tashmë ka gjetur trajnerin e ri. Artim Pollozhani ka marrë në dorë “frenat” e kampioinëve të Kosovës.
42-vjeçari zëvendëson kështu në stol trajnerin Ilir Daja, me këtë të fundit që tashmë është në krye të Dinamos. Kujtojmë se Pollozhani mbylli aventurën e tij te Flamurtari, ku mbante postin e drejtorit sportiv, ndërsa rikthehet te Ballkani për të nisur një aventurë të re.
“Mirë se u ktheve në shtëpinë tënde, Artim Pollozhani!
Është një nder dhe kënaqësi e madhe që të kemi si kryetrajner të ri të FC Ballkani-t.
Përvoja dhe njohuritë e tua për klubin tonë janë një vlerë e shtuar, ku së bashku synojmë të ecim edhe më shumë drejt qëllimëve tona.
Të urojmë një rifillim sa më të suksesshëm në këtë rrugëtim të ri.
Na Priftë e mbara Pollo ????”, ka shkruar Ballkani .
View this post on Instagram