Ballkani nuk e ka ndërmend që të ndalet në merkato. Kampionët e Kosovës kanë bërë goditjen e radhës, duke përforcuar repartin e mesfushës me një lojtar 20-vjeçar.
Bëhet fjalët për Almir Odën. Ky i fundit mbylli aventurën e tij me gjigantin austriak, Rapidin e Vienës (ekipin e dytë), për të nisur një të re në Superligën e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Theranda me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Njoftimi i Ballkanit:
Tifozë të dashur... Kemi kënaqësinë që skuadrës tonë kampione, iu bashkua edhe një aset i rëndësishëm i futbollit kosovar. Mesfushori Almir Oda, i ciki karrierën e tij e ka zhvilluar në Austri, tashmë është veshur portokall e zi. Klubi i dëshiron mirëseardhje 20 vjeçarit dhe suksese drejt arritjes së objektivave tona të përbashkëta. Mirë se vjen Almir!