
Klubi i Vëllaznimit në Kosovë ka arritur një përforcim të rëndësishëm. Envi Bocka është bërë pjesë e klubit shqiptar.
Ish-lojtari i Superiores do ta kalojë karrierën në vijim në Superligën e Kosovës. Sulmuesi i bashkohet klubit të drejtuar nga Mirel Josa për pjesën e mbetur të sezonit. Bocka vjen në Ligën e Parë, pas aventurës së mbyllllur me Laçin.
Ish-futbollisti i kurbinasve ka firmosur me kuqezinjtë ku aty gjen një tekin të njohur shqiptar si Josa. Kujtojmë që Mireli ishte trajner i Besës, para se të merrte drejtimin e skuadrës dardane.
Envi Bocka është produkt i klubit kryeqytetas Internacional Tirana. 20 vjeçari ka luajtur më parë në Shqipëri edhe në Kategorinë e Parë, për Korabin përveç eksperiencës tek bardhezinjtë.