
Veton Tusha është zyrtarizuar te skuadra e re. Sulmuesi që e mbylli sezonin me Dinamon është transferuar te Drita.
Lajmin e ka bërë të ditur skuadra kosovare nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Klubi i uron suksese lojtarit, ndërsa bën me dije se palët kanë firmosur deri në vitin 2027.
“Mirë se vjen Veton Tusha
Kemi knaqësin të ju njoftojmë me lojtarin tonë më të ri, sulmuesin Veton Tusha i cili është ardhja jonë e radhës e këtij afati kalimtarë nga Dinamo City.
Vetoni është pjese e përfaqsueses së Kosoves u21, dhe do të jetë një forcë shtesë në repartin ofanziv për trenerin tonë Zekirija Ramadani.
Tusha ka nënshkruar kontratë 3 vjeqare dhe do të jemi së bashku deri në qershor 2027.
Paq fat Veton????”, thuhet në postim. Kujtojmë se Tusha me Dinamon në sezonin që u mbyll luajti në 19 ndeshje, ku nuk ia doli të shënonte asnjë gol.