Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Mbeti pa ekip në janar, mbrojtësi shqiptar firmos në Bullgari

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Mbeti pa ekip në janar, mbrojtësi shqiptar firmos në
Arian Kabashi

Arian Kabashi është zyrtarizuar në Bullgari ditën e djeshme. Shqiptari është afrimi më i ri i Botev Vratsa në ligën bullgare.

Qendërmbrojtësi kishte ngelur pa ekip në merkaton e janarit që pas largimit nga Ekenas. Lojtari me origjinë nga Kosova, i cili përfaqëson Zvicrën në nivel ndërkombëtar kishte 2 sezone që luante në Finlandë. Në Veikkausliga, Kabashi ishte aktivizuar për Ekenas, klubi nga i cili mbeti agjent i lirë dhe për Lahtin, një skuadër me emër dhe histori në ligën finlandeze.

Falë agjencisë FishersportLtd që zotërohet nga një shqiptar, 28 vjeçari arriti të sigurojë transferimin në Efbet Liga. Futbollisti helvet preferon të luajë në qendër të mbrojtjes, por nuk e ka problem as pozicionin e anësorit.

Dardani përjeton kështu aventurën e parë në ballkan, pasi një pjesë të madhe të karrierës e ka kaluar në ligën zviceriane. Klubi më i madh për Arianin ka qenë ish-skaudra e Balotellit, Sion që gëzon reputacion në ligën e Xherdan Shaqirit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga